Active 2
KOSOVËLAJME

Përfundohet me sukses ndërrimi i litarëve të ashensorit në Pusin e Verbër

 

Trepça ka njoftuar se është përfunduar me sukses puna e ndërrimit të litarëve të ashensorit në Pusin e Verbër, një ndër sistemet më të rëndësishme të minierës. Punimet janë realizuar nga Departamenti i Elektromakinerisë.

Medi

Sipas ndërmarrjes, ky ashensor ka funksion jetik për operimin e minierës, pasi shërben për bartjen e punëtorëve dhe materialit nga horizonti VIII deri në horizontin XI.
Litarët e mëparshëm nuk ishin ndërruar që nga viti 2008, ndaj ndërhyrja ishte e domosdoshme për mirëmbajtjen dhe garantimin e sigurisë së sistemit.

Nga kompania bëhet e ditur se punimet janë kryer me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke rritur ndjeshëm sigurinë gjatë përdorimit të ashensorit dhe duke siguruar funksionim të pandërprerë të procesit të punës në minierë.

“Ky investim është me rëndësi të madhe për funksionimin e vazhdueshëm të minierës dhe mbrojtjen e jetës së minatorëve,” thuhet në njoftim.

Në fund, Trepça ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë minatorët e saj, veçanërisht për punonjësit e Departamentit të Elektromakinerisë – Stan Tërg, për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë gjithë procesit të ndërrimit të litarëve.

Dukato 1