Aurora Group
KOSOVËLAJME

Përfundon aksioni i antidrogës në Dukagjin, ky është rezultati

Foto: Kallxo

Ka përfunduar operacioni i antidrogës në rajonin e Dukagjinit.

Në pranga kanë përfunduar shtatë persona të dyshuar ndërkaq janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit mariuhanë të gjata prej dy deri në katër metra.

Active 1

Në aksionin që është zhvilluar në gjithsejtë 10 lokacione janë konfiskuar edhe 400 gramë kokainë dhe disa armë zjarri.

Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe ka qenë i shtrirë në komunën e Deçanit dhe në atë të Gjakovës.

Gjatë ditës prokuroria do të dal me njoftim konkret në lidhje me këtë rast.

Dukato 1