Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Përfundon me sukses operacioni i të plagosurit në tragjedinë e Gllogjanit, është jashtë rrezikut për jetë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar mbrëmë vonë në Spitalin e Pejës për të vizituar të lënduarin e sulmit që ndodhi në Gllogjan ndaj autobusit të nxënësve.

Ajo tha se ai po merr trajtimin e duhur në spitali dhe se ka përfunduar operacionin.

Aquapark 2

“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”, tha Gexha.

Goxha tha se sikurse secili qytetar i Kosovës edhe ajo ndjehet e tronditur nga ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qyetarëve.

“Në emër të MSH ju shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve, si dhe i urojmë shërim të shpejtë edhe pacientit që është i shtrirë”.

Gexha tha se ka ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo nevojë që ka Spitali i Pejës dhe pacientët.

Koha