Përfundon seanca në rastin Banjska, të dyshuarit për terrorizëm dërgohen në paraburgim
Ka përfunduar seanca gjyqësore në rastin e të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, përderisa dy të dyshuar nuk kanë pranuar të deklarohen rreth fajësisë, tjetri ka mohuar përfshirjen në këtë sulm.
Pas senacës nën përcjellje të Njësivë Speciale të Policisë së Kosovës, të dyshuarit për sulmin terrorist të Banjskës, janë dërguar në paraburgim.
Kujtojmë se një vit pas sulmit terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ndërsa vetëm 3 nga ta janë të arrestuar dhe janë vënë para drejtësisë.