
Dy taksistë nga Vushtrria janë përleshur fizikisht gjatë ditës së djeshme, shkruan Mitropol.
Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me disa udhëtarë pasi që i dyshuari dhe viktima punojnë si taksistë.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.