
Një përleshje fizike mes tre personash ka ndodhur dje rreth orës 01:05 në rrugën Sutjeska në veri të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
”Raportohet se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/








