
Skulptura e nënës së Adem e Hamëz Jasharit, Zahide Jashari, do të vendoset në oborrin e çerdhes që e mban të njëjtin emër, në Skënderaj, shkruan Mitropol.
Skulptura do të vendoset me 18 qershor, në ditën
e çlirimit të qytetit, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
“Kjo skulpturë që do merr dritën e ditës në oborrin e çerdhës që mban emrin e saj, është shumë më tepër se një permendore. Është një përjetësim i dashurisë më të madhe: dashurisë së nënës për fëmijën, dhe dashurisë së një kombi për lirinë.”, tha Fadil Nura.








