
Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në 14 shkolla të Vushtrrisë është mbajtur gara për esenë më të mirë me temën “Marsi i lavdisë dhe i krenarisë shqiptare”.
Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë dhe ka pasur për qëllim që nxënësit të kujtojnë sakrificën e familjes Jashari.







