Përplasje e ashpër në Ankara: Erdogan shpërthen ndaj Merzit – “A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin në Gaza?”

Në një konferencë të përbashkët në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpërtheu ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar për heshtje ndaj masakrave në Gaza.
“A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza? Hamas nuk ka bomba bërthamore, por Izraeli i ka dhe po i përdor kundër grave e fëmijëve,” tha Erdogan me tone të ashpra.
Merz reagoi duke theksuar se Gjermania nuk e mbështet akuzën për gjenocid, por ka pezulluar eksportet ushtarake drejt Izraelit për shkak të krizës humanitare.
“Kritika ndaj Izraelit nuk duhet të kthehet në antisemitizëm,” tha ai, duke shtuar se shpreson që armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Turqia të sjellë fundin e luftës.
Përplasja u bë virale në media, duke shënuar një tension të ri në marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s, megjithatë të dy liderët u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik dhe humanitar duhet të vazhdojë.







