Aurora Group
KOSOVËLAJME

Përplasje rreth aktakuzave për krime lufte, Prokuroria Kurtit: Ndali deklarimet që s’përkojnë me realitetin

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të diskursit të tij kritik e atakues ndaj institucioneve të drejtësisë, ka targetuar përsëri Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me mos efikasitet sa i përket ngritjes së aktakuzave për gjykim në mungesë të atyre që kanë kryer krime të luftës.

KFC

Në një shkrim të bërë të enjten në profilin e tij, Kurti ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të jetë me aktive dhe më efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Sipas të parit të Qeverisë, aktakuzat për gjykim në mungesë mund të numërohen në gishta.

TEB

Për këto konstatime të Kurtit ka reaguar sot Prokuroria Speciale e Kosovës, duke kërkuar nga Kurti që të ndalë deklarimet të cilat s’përkojnë me realitetin.

Specialja kanë thënë se janë të indinjuar nga deklarimet e kryeministrit të Kosovës.

“Prokuroria Speciale i bënë thirrje publike Kryeministrit dhe çdo zyrtari tjetër shtetëror që të shmangë deklarimet publike, të cilat nuk përkojnë me gjendjen reale dhe i fton qytetarët për bashkëpunim me organet e rendit, në mënyrë që të gjithë ata individ që kanë kryer vepra penale të krimeve të luftës të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Kryeministri Albin Kurti edhe në janar të vitit 2021 kishte thumbuar Prokurorinë Speciale për të njejtën çështje./GazetaExpress

TEBTEB