
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka zhvilluar takim me doktorët dhe personelin shëndetësor të qytetit të Vushtrrisë nga të cillt edhe mori përkrahje të madhe, shkruan Mitropol.
Idrizi para tyre ndau programin dhe planet për një shëndetësi edhe më të fortë në mandatin e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Sot takuam doktorët dhe personelin shëndetësor të qytetit.
Me pajisje moderne, administratë më efikase dhe sigurimin e mamografit, ua kemi lehtësuar punën mantelbardhëve dhe ua kemi përmirësuar shërbimet qytetarëve.
Bashkë me kandidatët për Asamble, Lorik Maxhuni dhe Mentor Hasani, ndamë programin dhe planet tona për një shëndetësi edhe më të fortë në mandatin e ardhshëm.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








