Premium Store
02

Personi i përfshirë në rrahjen e infermierit në QKMF nuk është familjar me eprorë policor

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hë ës në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku një infermier u sulmua fizikisht gjatë detyrës nga një qytetar pas një fjalosjeje lidhur me një trajtim mjekësor.

Mitropol fillimisht ka raportuar se personi i dyshuar për sulmin është E.M, i biri i një zyrtari policor nga stacioni i Policisë në Mitrovicën e Jugut.

Medi

Pas raportimit të Mitropol, zyrtari policor në fjalë ka mohuar se bëhet fjalë për përfshirjen e ndonjë familjari të tij dhe ka konfirmuar se as ai dhe as i biri nuk kanë të bëjnë me rastin fare.

Në pyetje është një ngjashmëri mes emrit të personit të përfshirë në rast dhe të birit të zyrtarit policor i cili s’ka të bëjë fare me rastin.

Mitropol kërkon ndjesë për keqkuptimin e krijuar në raportim si pasojë e kësaj ngjashmërie.

Active