Aurora Group
02LAJME

Personi që ra në Ibër është i moshës rreth 62 vjeç thonë Policia

Pak më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se Policia mori informatën se një person kishte rënë në lumin Ibër në rrethinë të Leposaviqit në veri të vendit.

Me të marrë informatën, Klubi i Zhytjes “Trepça” u nis në mision të kërkim shpëtimit.

Active 1

Kryetari i klubit, Liridon Ahmeti tha për “Mitropol” se janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë ndihmë në këto raste.

Rastin e një personi të zhdukur e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Sipas tyre, dyshohet se bëhet fjalë për një burrë rreth 62-vjeçar. Për gjetjen e të cilit janë angazhuar edhe Policia e Kosovës.

Këtë e konfirmoi zëvendës-drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se janë duke i zhvilluar kërkimet “nëpër lum”.

Elshani shtoi se autoritetet janë në kërkim të një burri për të cilin dyshohet se mund të jetë në atë pjesë.

“Jemi në kërkim. Na kanë lajmëruar për një burrë të zhdukur dhe kemi marrë masat e nevojshme për gjetjen e tij”, u shpreh Elshani./Mitropol/

Premium Store