Personi që u plagos në Mitrovicë, dërgohet në QKUK për trajtim

Sot një person i moshës 38-vjeçare ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarit.
Berisha ka thënë për Mitropol se 38 vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
”Personi i plagosur dërgohet në QKUK per trajtim.”, ka thënë Berisha për Mitropol.
Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit i cili ka kryer veprën.