Medi
02KOSOVËLAJME

Personi që u plagos sonte në Skënderaj eshtë nga Mitrovica, këto janë inicialet dhe gjendja e tij

Një person u plagos sonte në një kafiteri në Skënderaj si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, njofton “Mitropol”.

Sipas burimeve të “Mitropol”, dorasi është Q.SH nga fshati Kopiliq dhe i plagosuri është M.SH nga Kopiliqi me banim në Mitrovicë.

Tripika

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj ku një person u plagos.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit detaje dha zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

Sipas tij, gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, tha Fazliu./Mitropol/

Weelnes