
Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi për një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në segmentin në Dobërllukë.
Në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një veturë ku dyshohej se kishte humbur jetën shoferi i veturës.
Fataliteti në aksident u konfirmua për “Mitropol” nga zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
”Aksidenti në rrugën magjistrale ishte me fatalitet. Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën shoferi i veturës që u përfshi në aksidentin me kamion. “, tha ai për “Mitropol”.
Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës, viktima rreth 60 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.”, tha mes tjerash Zahiti./Mitropol/