
Gjatë ditës së sotme është përuruar këndi i arkivit shqiptar në komunën e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e DKRS-së në Vushtrri, Medina Bunjaku.
Ajo theksoi se ky kënd do ju shërbej historianëve të qytetit për hulumtimet e tyre.
Postimi i plotë:
KËNDI ARKIVOR I SHQIPËRISË NË KOMUNËN E VUSHTRRISË 🇦🇱🤝🇽🇰
Sot, u përurua këndi arkivor i Shqipërisë, për të siguruar qasje në dokumente, për studiuesit, historianët dhe për të gjithë qytetarët që shprehin interesim. Bashkë me zyrtarët dhe studiuesit e historisë, pritëm në takim zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë z. Endrit Musaj dhe Përgjegjësin e Sallës së Studimit dhe Bibliotekës z. Myrteza Sharra.
Në këndin arkivor, është i rregulluar sistemi efikas ku qytetarët e Komunës së Vushtrrisë do të kenë mundësinë e informimit dhe leximit dixhital të literaturave, dokumeteve të vjetra dhe fotove të ndryshme me karakter historik.








