Përurohet shtatorja e heroit Fahri Fazliu, pjesëmarrës në ceremoni Rifat e Bekim Jashari

Sot në Obiliq është përuruar shtatorja e heroit Fahri Fazliu, shkruan ‘Mitropol’.
Në ceremoninë e përurimit të shtatores në mesin e shumë pjesënarrësve ishin edhe Rifat e Bekim Jashari.
Jashari tha se të bashkuar duhet të vazhdojmë rrugën dhe amanetin e atyre që dhanë jetën e tyre për liri.
“Duke nderuar dëshmorët dhe heronjtë tonë si Fahriu ne nderojmë vetëvetën, historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme andaj nderimi e respekti për ta duhet të jetë i përhershëm dhe maksimal”, shkroi Jashari.
Postimi i plotë:
Bashkë me mixhën e dashur Rifat, morëm pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të Kosovës Fahri Fazliu, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Obiliqit, mikut tim Xhafer Gashi.
Me këtë rast para të pranishmëve deklarova që me këtë shtatore të vendosur në qytetin e Obiliqit nderohet jeta dhe vepra madhështore e veprimtarit dhe luftëtarit të Lirisë Fahri Fazliu, i cili që nga protestat e vitit 1981 e deri në rënien e tij heroike bashkë me heroin Afrim Zhitia asnjëherë nuk u ndalë së shërbyeri kauzës sonë për liri.
Duke nderuar dëshmorët dhe heronjtë tonë si Fahriu ne nderojmë vetëvetën, historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme andaj nderimi e respekti për ta duhet të jetë i përhershëm dhe maksimal.
Heronjtë dhe dëshmorët luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për Liri, neve na mbetet që të vazhdojmë rrugën dhe amanetin e tyre duke qenë të bashkuar e të unifikuar në rugën tonë me shumë sfida.
Lavdi heroit Fahri Fazliu dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për Liri!








