Aurora Group
02LAJME

Përurohet Stacioni Policor në Zveçan

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, kanë përuruar objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë, shkruan Mitropol.

Florenti Company

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ky objekt është një investim prej 753 mijë eurove dhe ka një sipërfaqe prej 3,980 metra katrorë.

TEB

Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, sipas njoftimit, do të përkujdeset për sigurinë kufitare nga ky vend dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

“Me rastin e përurimit kryeministri Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale. Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim

IMG_2784.jpeg

IMG_2788.jpeg

IMG_2786.jpeg

IMG_2787.jpeg

IMG_2785.jpeg

TEBTEB