Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Pesë serbë arrestohen nga Policia, u futën ilegalisht në Kosovë nga dy vende të ndara

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, duke ndaluar pesë persona të dyshuar në dy incidente të ndara, njofton “Mitropol”.

Medi

Rasti i parë ka ndodhur në orën 11:55 në fshatin Koshuticë, në komunën e Leposaviqit. Njësitet policore, gjatë patrullimit rutinë, kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një burrë kosovar. Pas dyshimeve të bazuara se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin shtetëror, autoritetet kanë inicuar rastin në bashkëpunim me Prokurorinë. Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

TEB

Rasti i dytë është shënuar në orën 21:30 në fshatin Bube të komunës së Zubin Potokut. Njësitet policore kanë ndaluar një automjet me targa serbe “BG”, në të cilin udhëtonin katër persona të dyshuar me shtetësi serbe. Dyshohet se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Edhe në këtë rast, pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këto raste. Ndërkohë, autoritetet kanë shtuar masat e kontrollit në zonat kufitare për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Qytetarët inkurajohen që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në rajonet kufitare./Mitropol/

TEBTEB