02KOSOVËLAJME

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Mitrovicë, dy nga ta policë

Mbrëmë në orë të vona të mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.

Roadside
Market Florenti

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë, njofton “Mitropol”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Rasti për “Mitropol” u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur për Mitropol se zyrtarët policorë u goditën nga personi që shkaktoi aksidentin gjersa ishin në këmbë duke trajtuar një aksident paraprak që kishte ndodhur para se të goditeshin nga personi që shkaktoi aksidentin e radhës gjersa policët po kryenin punën e tyre.

Veç dy zyrtarëve policorë, lëndime ka pësuar edhe vet personi që shkaktoi aksidentin si pasojë e shpejtësisë, por edhe dy civilë të tjerë.

“Në mesnatë, rreth orës 00:15, datës 26.10.2024, deri sa njësia e trafikut po kryente vendëshqimin e një  aksidenti të shkaktuar ndërmjet një  veture e një  motoçiklete në rrugën  e Ulqinit  në  Mitrovicë, nga një  veturë  është goditur vetura e policisë që  ishte në  vendngjare, me ç’ rast  përveç dëmeve materilale  lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë,  dhe tre persona tjerë.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

Kujtojmë se kryqëzimi që lidh Tavnikun me Shipolin dhe Zhabarin njihet si vend i nëmur nga mitrovicasit./Mitropol/

VIDEO E AKSIDENTIT