Medi
KOSOVËLAJME

Petkoviq: Kurti s’ka çfarë t’iu ofrojë votueseve, po e sulmon Beogradin sepse është nervoz për zgjedhjet

 

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas një postimi që kreu i LVV-së ka bërë sot rreth sulmit në Ibër-Lepenc dhe lidhjes së ngjarjes me zhvillimet në Serbi.

Dukato 1

Petkoviq ka thënë se Kurti është nervoz me zgjedhjet e 28 dhjetorit, prandaj po e sulmon Beogradin dhe Aleksander Vucicin.

Sipas politikanit serb, Kurti s’ka çfarë t’iu ofrojë votuesve, prandaj po merret me Serbinë.

“Kurti është qartësisht shumë nervoz për zgjedhjet e ardhshme, pasi mban konferenca të jashtëzakonshme për të sulmuar Beogradin dhe Presidentin Vuçiç. Ai nuk ka asgjë për t’u ofruar votuesve të tij përveç urrejtjes së hapur dhe sulmeve ndaj popullit serb!”, ka shkruar Petkoviq.

Dukato 1