KOSOVËLAJME

Petkoviq: Rezoluta e “turpshme” do të ketë implikime të rrezikshme për jetën e serbëve në Kosovë

Petar Petkoviq ka reaguar ndaj vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i cili miratoi Rezolutën për Srebrenicën.

Ai e ka quajtur këtë Rezolutë si të “turpshme”, teksa ka thënë se kjo do të ketë implikime të rrezikshme për jetën e serbëve në Kosovë.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Në kohën kur Albin Kurti po bën çdo ditë spastrim etnik të serbëve në Kosovë, kur me lëvizjet e tij të dhunshme po bën një luftë të re nga Ballkani, kujt i duhej një zgjidhje e tillë e turpit dhe për çfarë qëllimi? Sigurisht që nuk do të kontribuojë në pajtimin apo qetësimin e tensioneve, por vetëm do t’u japë erë pretendimeve dhe veprimeve të reja të dhunshme dhe do të ketë implikime të rrezikshme për jetën e serbëve në Kosovë dhe kudo që jetojnë”, tha ai.