Petriti e Gentriti, nxënës të shkollës Andon Zako Çajupi, mes lotësh përshëndeten me shokët, morën rrugën e mërgimit

Melihate Meha, drejtoreshë e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ka ndarë sot një postim emocionues në profilin e saj përmes të cilit ka treguar për ikjen në mërgim të dy nxënësve të kësaj shkolle, shkruan “Mitropol”.

Në shkrimin e saj mësuesja rrëfen dhimbjen e ndarjes të nxënësve të saj nga klasa, duke thënë se pavarësisht sjelljeve shembullore, as mësuesja e as atdheu nuk ishin mjaftueshëm të fuqishëm t’i mbanin në Kosovë.
“Ju priftë e mbara ne rrugëtimin jetësor. Ju don dhe ju uron rrugëtim të mbarë shokët ,shoqet mësuesja Adrianë dhe drejtoresha e shkollës Melihate Meha”, shkroi tutje Meha.

Postimi i plotë:
Sot Petriti e Gentriti morrën rrugën e mërgimit,klasës shokëve, shoqeve dhe shkollës “Andon Zako Çajupi” do ti mungojnë dy djelmoshat me sjellje shembullore.Mësuesja ju mësoi te shkruani fjalën nënë ,mësuese,atdhe,por të pafuqishëm që të ju bëjmë të qëndroni këtu e të frymoni shqip.Emocione,lot ndarje ,dashuri për ju .Ju priftë e mbara ne rrugëtimin jetësor. Ju don dhe ju uron rrugëtim të mbarë shokët ,shoqet mësuesja Adrianë dhe drejtoresha e shkollës Melihate Meha








