Piloti kosovar që është marins në ushtrinë e Amerikës, publikon një foto para avionit luftarak

Robert Shala, është ushtari kosovar që është pjesë e Marinës Amerikane. Marinsi nga Kosova tash e gjashtë vjet është pjesë e marinës amerikane.
Ai ka publikuar një foto para një avioni luftarak pikërisht tash kur Rusia po luftoj ndaj shtetit të Ukrainës.
Bota dhe Ukraina vet po kërkojnë intervenimin e SHBA-së dhe NATO-s, mirëpo ende nuk ka intervenim konkret nga ta, veç sanksioneve ekonomike, shkruan Mitropol.
Publikimi i kësaj fotografie nga Shala, është mirëpritur nga komentuesit kosovarë, të cilët i kanë kërkuar që në rast të sulmit mbi rusët, të nxjerr “hak” edhe për Kosovën.
33 vjeçari që dikur ka shërbyer edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga prilli i 2016-ës bartë mbi supe uniformën e ushtrisë më të fortë në botë./Mitropol/








