Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
Një person është plagosur këtë të dielë në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë.
Lajmim e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti