KOSOVËLAJME

Plagosja e policit nga hajnat në Zllakuqan, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.

Një rast i tillë ka ndodh mbrëmë edhe në Zllakuqan të Klinës, ku disa persona të dyshuar kanë hy në shtëpinë e priftit.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Nga të shtënat e tyre për pasojë ka mbetur një polic i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona”.

“Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.