
Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, që ka ndodhur dje në rrugën ‘Jeton Tërstena’ në Vushtrri, ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Mësohet se Policia me të marrë informatën se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar personin e dyshuar.
58-vjeçari ka dorëzuar armën, teksa zyrtarët policorë kanë gjetur edhe tri gëzhoja të të njëjtës armë që u konfiskua.
Ndaj personit që po dyshohet për të shtënat me armë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës apo municion’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.








