TEB
02KOSOVËLAJME

“Plumbat depërtuan tejpërtej” – I plagosuri në Mitrovicë në gjendje të rëndë, niset në QKUK

Sot në orët e mëngjesit një person u plagos në rrugën “Fatime Hetemi” në hyrje të rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

TEB

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë për “Mitropol” se i plagosuri mori disa goditje dhe se në vendngjarje u shkrepën disa plumba.

TEB

Sipas tyre, i plagosuri ishte i moshës rreth 40 vjeçare.

Nga Spitali i Mitrovicës u konfirmua për “Mitropol” se i plagosuri është në gjendje të rëndë.

“Pacienti ka marrë plumba në gjoks dhe krahror. Plumbat kanë depërtuar tejpërtej. Pacienti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I  njejti është vënë në gjumë, është intubuar dhe nisur për QKUK në gjendje të rëndë.”, tha zëdhënësja e Spitalit, Nita Mustafa Hakaj për “Mitropol”.

Detaje për plagosjen për “Mitropol” dha edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

”Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor.”, tregoi Zahiti.

Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore./Mitropol/

Aurora Group