Market Florenti
LAJME

Po i afrohemi katastrofës: Putin urdhëron forcat ruse të parandalimit bërthamor të vihen në gatishmëri të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, pas deklaratave që i quan “agresive” të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, ky është zhvillimi i fundit sa i përket agresionit të presidentit rus Putin ndaj Ukrainës.

Weelnes

Raportohet se Putin po takon ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin.

Ai thotë se sanksionet perëndimore janë “të paligjshme” dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave parandaluese të Rusisë – d.m.th. ato bërthamore – në “një regjim të veçantë detyre”.

Weelnes