Market Florenti
02LAJME

Po kërkohen 5 mijë euro për shërimin e një mitrovicasi, operimi bëhet në Spitalin Amerikan

Shoqata bëmirëse “Bereqeti”, dega në Mitrovicë ka bërë kërkesë nga besimtarët mitrovicas të kontribuojnë në aksionin që kanë nisur për mbledhjen e parave për shërimin e F. Emini nga Mitrovica, shkruan “Mitropol”.

Sipas njoftimit, operimi kushton 5 mijë euro dhe kryhet në Spitalin Amerikan.

Medi

Ky është njoftimi i plotë i Bereqetit:

Në këtë ditë të bekuar të xhumas, po nisin një aksion të vogël humanitare,por me rëndësi të madhe.

Vëllau ynë F. Emini nga Mitrovica i duhet të operohet urgjentisht me qëllim të ruajtjes së funksionit të veshkave, ky është operim i përsëritur disa herë dhe QKUK ka rekomanduar operim jashtë vendit pasi që i njëjti nuk mund të kryhet në institucionet vendore.

Për fat ky operim po kryhet në spitalin amerikan në Kosovë, dhe vlera e operimit është 5000 euro.

Ftojmë të gjithë bamirësit të na bashkangjiten në këtë aksion bamirës.

Koha