02LAJME

Po kontrabandonte mallra në Veri, Policia e shoqëron në stacion

Fushata

Polica e Kosovës ka shoqëruar për në stacion policor të dyshuarin në fshatin Belluqe të Leposaviqit dje rreth orës 11:00, njofton “Mitropol”.

Personi në fjalë dyshohet për kontrabandë me mallra të ndryshme.

Market Florenti

“Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/