Polici i Kosovës sulmohet nga një serb në Jarinje

Pasditën e sotme në pikën kufitare në Jarinje në hyrje të Kosovës, një shtetas serb i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin, ka tentuar të hyj në Kosovë.
Policia ka penguar hyrjen e të dyshuarit brenda Kosovës me ç’rast i dyshuari ka fyer dhe sulmuar zyrtarët policorë, shkruan “Mitropol”.
I dyshuari ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj zyrtarit policor’ është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq polici i sulmuar është duke marrë tretman mjekësorë.
Sipas mediave serbe më herët është raportuar se pretendohet që policia e Kosovës ka keqtrajtuar një mjek serb./Mitropol/







