Polici mitrovicas denoncohet për kanosje, dyshohet se kërcënoi një person për shkak të pronës

Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe. Një rast i tillë është denoncuar të premten në Polici nga një qytetar në Mitrovicë, i cili ka raportuar se është kërcënuar nga një zyrtar policor.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për policin Sh.Sh.,(emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se për një konflikt pronësor e ka kanosur një 57-vjeçar.
Rasti është denoncuar gjatë djtës se djeshme, kur viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia dhe rrëfeu versionin e tij se si ka ndodhur rasti që përfundoi me kanosje.
Viktima ka deponuar edhe dëshmi, që lidhen me rastin, e të cilat do të shfrytëzohen si prova gjatë procesit të hetimit .
Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni Inspektorati Policor i Kosovës, me ç’rast kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Ndaj zyrtarit policor të dyshuar kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Kanosje”.








