TEB
LAJME

Polici shkrep me armë zyrtare dhe dëmton veturën e Policisë në HIB PETROL në Mitrovicë

Foto ilustrim

Një incident me pistoletë ka ndodhur në pompën e derivateve HIB Petrol në Mitrovicë mbrëmë.

Medi

Një polic, e ka shkrepur aksidentalisht armën e tij zyrtare.

TEB

Sipas informacioneve të para, plumbi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Siç zbulon Sinjali është dëmtuar vetura zyrtare e policisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivateve në afërsi të Mitrovicës së Jugut”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin e rastit.

IPK thotë se veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.

Aurora Group