
Dy vetura me pesë të dyshuar serbë janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës, njofton “Mitropol”.
Vetura e parë u has në fshatin Bistricë të Leposaviqit rreth orës 14:20, ku policia gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuarit meshkuj serb shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjersa rasti i dytë u regjistrua në Koshuticë të Leposaviqit rreth orës 15:20.
Policia gjatë patrullimit ndaloi tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër, shtetas të Serbisë të cilët me veturën e tyre dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Mitropol








