
Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës rreth orës 11:50 në Gjakovë pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit, shkruan Mitropol.
Për procedura të mëtutjeshme hetimore Policia njofton se janë sekuestruar disa libra.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në tekstin ku nxitej përçaje e islamofobi shkruhej:
“Qohu nga varri, ti Enver
Se s’na mbet ma ftytyrë as nderë
Qohu rrënoi ti këto xhami
që i kanë ndërtue
shpi për shpi”
“qou ti
lidhju duar e gishta
e jau kthe xhamitë në kisha
se janë mbushë me talibanë
nuk i njohin as babë as nanë!!”
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime./Mitropol/








