Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia arreston babain, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

Active

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin./Mitropol/

Koha