Medi
02LAJME

Policia arreston dy mitrovicas, iu gjenë drogë në makinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy mitrovicas, shkruan Mitropol.

Tripika

Ata ishin ndalur në kontroll pasi vozisnin shpejt, ndërsa gjatë kontrollit atyre iu është gjetur drogë.

Raporti i policisë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Mitrovicë, 31 mars 2022

Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë. Në rastin e parë, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. Sh., 21 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për rastin e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Ndërsa në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuari L. B., 21 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për rastin e veprës penale ,, Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Koha