
FOTO ILUSTRIM
Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit e rrahën një tjetër.
Personi mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht personin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.








