
Sot me datë 29.10.2025, rreth orës 12:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, derisa ishin në kryerje të detyrave të rregullta, kanë hasur në një rrahje në rrugën “Milan Shuflaj” në Mitrovicë Veri.
Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar N.B. (39 vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona (baba e bir).
Deri tek rasti ka ardhur pas një mos marrëveshje në trafik.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me pas janë liruar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në stacionin policor është paraqitur vëllai i personit të dyshuar, N.B (46 vjeçar) i cili ka fyer 2 viktimat. Të cilit në bazë të ligjit për kundërvajtje i është shqiptuar tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.
Mitropol ka raportuar ekskluzivisht për ngjarjen si dhe ka siguruar pamje nga ngjarja gjatë ditës.
PAMJET: VIDEO








