Foto Ilustrim
Gjuajtja me armë zjarri nëpër ahengjet kosovare është një ‘adet’ që nuk po harrohet lehtë.
Kështu veproi në një aheng në Koshtovë edhe një mitrovicas i cili u arrestua nga Policia e Kosovës rreth orës 21:00 të mbrëmjes, njofton “Mitropol”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë./Mitropol/