02KOSOVËLAJME

Policia arreston një person, u fut ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:15.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Njësiti policor ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.