KOSOVËLAJME

Policia arreston një të dyshuar, u fut ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shkruan Mitropol.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka shfrytëzuar rrugë ilegale për tu futur në Republikën e Kosovës.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Të njëjtit i është refuzuar hyrja në pikën kufitare Jarinje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.