Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde, ka bastisur edhe pronën në Mitrovicë

Foto ilustrim

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit  “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, kazbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

Aurora Group
• Pesë (5) vetura,
• Tre (3) telefona celular,
• Një (1) llap top,
• Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.

Active 1