Medi
02KOSOVËLAJME

Policia arreston tre serbë në Veri, u futën ilegalisht në Kosovë

Foto ilustrim

Dy vetura me tre të dyshuar serbë janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës, njofton “Mitropol”.

Vetura e parë u has në fshatin Koshuticë të Leposaviqit rreth orës 20:00, ku policia gjatë patrullimit ka ndaluar dy të dyshuarit meshkuj serb shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.

Premium Store

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjersa rasti i dytë u regjistrua poashtu në Koshuticë të Leposaviq tri orë e gjysmë më pas, në ora 23:30.

Policia gjatë patrullimit ndaloj të dyshuarin mashkull serb shtetas të Serbisë i cili me veturën e tij dyshohet  se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika  e Kosovës.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar./Mitropol/

Premium Store