
Foto ilustrim
Dje rreth orës 15:45, Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj, shkruan “Mitropol”.
Nga aksioni shtë arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1×100 €, 2×20€, 16×5€, 3×2€, 11×1€, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave .
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Mitropol/








