
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka bastisur dje në fshatin Rudar i Madh në Zveçan një shtëpi rreth orës 15:57, njofton “Mitropol”.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me municion, një AK 47, një pistoletë me dy karikatorë, 10 fishekë kal.7.62 mm, 9 fishekë kal.9 mm, një rigë me gjashtë copa dhe një me tetë copa, dy maska të ushtrisë, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjete.”
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Mitropol/







