
Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për poesim ilegal te armeës, Policia në Mitrovicën e Jugut, me datën 11 janar 2025 ka realizuar një bastisje.
Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me tetë fishekë.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.