TEB
02KOSOVËLAJME

Policia “blindon” Ujmanin pas shpërthimit atje (VIDEO)

Sot “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se një mjet shpërthyes është hedhur në një parking afër Ujmanit.

Roadside

Siç mësoi Mitropol nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura.

TEB

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendës Drejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

“Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, ka deklaruar ai.

Hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së Policisë së Kosovës.

Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pak metra larg vendit ku po lahen qytetarët në Ujman.

Pas kësaj ngjarje, vetura të shumta policore kanë ‘blinduar’ Ujmanin.

VIDEO

Market Florenti